BRITANI- Kryeministrja britanike, Theresa May u shpreh sot se asgjë nuk mund të pengonte qeverinë e saj, në përgatitje për të negociuar një periudhë tranzicioni dhe një marrëveshje të ardhshme tregtare me BE, megjithëse divergjencat janë ende të dukshme mes ministrave.

Me një marrëveshje të miratuar nga liderët evropianë për fazën e parë të negociatave të Brexit,
Theresa May vuri theksin në faqen e parë të gazetës publikuar nga “Sunday Telegraph”, duke thënë se dëshmuam që skeptikët e kishin gabim, asgjë nuk mund të na largojë nga misioni ynë i rëndësishëm për të konkretizuar daljen e Britanisë së Madhe nga BE.

Shefja e qeverisë njoftoi se diskutimet për periudhën e trancizionit do të nisnin menjëherë. Një takim për çështjen pritet të zhvillohet të hënën mes disa ministrave, përpara se zgjerohet të martën në të gjithë qeverinë.

Ekzekutivi nuk ka përcaktuar zyrtarisht qëndrimin e tij, ndërsa diskutimet me Brukselin pritet të nisin në janar.

Theresa May u përpoq të siguronte mbështetësit e largimit nga BE-ja me terma shumë të përgjithshëm si me Brexit, apo vendi do të rimarrë kontrollin e kufijve të tij, si hartimi i ligjeve të veta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: