LONDËR– Kryeministrja britanike, Theresa May u shpreh sot se nuk vinte nga ndonjë galaktikë tjetër në lidhje me negociatat me BE për Brexit, duke iu përgjigjur kritikave të zyrtarëve evropianë të raportuara nga media duke e akuzuar si mjaft kërkuese, shkruan AFP.

Çështja ishte paraqitur edhe në “Sunday Times”.
“May jeton në një tjetër galaktikë, shprehet Brukseli”, shkruan gazeta, përpara se të jepte detaje të takimit që u mbajt të mërkurën në Londër, mes Theresa May dhe presidentit të Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker dhe kryenegociatorit të Bashkimit Evropian, Michel Barnier.

Shefja e ekzekutivit britanik do të kishte dashur në këtë mënyrë të konfirmonte bisedimet rreth një marrëveshje tregtare mes BE dhe Britanisë së Madhe para zgjidhjes së çështjes së ndjeshme të faturës së ‘divorcit’, një fakt i refuzuar nga ana e evropianëve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: