Nga Rashela Shehu

Hotel Prestige mbetet vendi i preferuar për turistët e huaj që duan të akomodohen për disa ditë në Shqipëri. Së fundmi janë turistët nga Izraeli të cilën do të përfitojnë nga komoditeti që ofron ky hotel. Çarteri i pare me 160 turiste israelitë arriti sot nga Tel Avivi.
Shqipëria mund te quhet zyrtarisht pjesë e hartës turistike të Izraelit. Çarteri i parë me 160 turistë izraelitë zbarkoi në Rinas mëngjesin e kësaj të marte.
Turistët nga Izraeli do të njohin nga afër natyrën shqiptare, historinë, qytetet e lashta dhe ushqimet e shijshme, ndërsa akomodimin ja kanë besuar Hotel Prestige, si një zgjedhje qe kombinon qetësinë, pastërtinë dhe komoditetin.

“ Jam shumë e lumtur që jemi grupi i parë nga Izraeli që vjen në Shqipëri me carter. Kemi dëgjuar që keni një vend të bukur, mezi presim ta vizitojmë,” thotë nje turist.
“ Më pëlqen shumë Ballkani. Shqipëria nuk mund të vizitohej gjatë dikaturës dhe kjo mendoj se e ben vend shumë interesant. Mezi presim të shohim qytetet, malet, plazhet, të takojmë njerëzit në Shqipëri,” shprehet turisti tjetër.

“ Filimisht e kanë vizituar Shqipërinë miqtë e mi dhe kanë mbetur të kenaqur. Për mua është hera e parë që e vizitoj, dhe shpresoj te kete edhe shume e shume izraele qe do të vijnë”
“ Nga ccfarë kam lexuar Shqipëria është një vend interesant për t’u vizituar, jo shumë i njohur, por ka shumë gjera për të parë”.
Atmosfera e ngrohtë, mjedisi modern dhe shërbimi cilësorë në Hotelin Prestige, është për turistët vendi ideal për t’u qetësuar pas një ditë të ngjeshur.

Eltona Ibrahimi, Departamenti i pritjes ATHS: “Hotel Prestigj eshte nje nga hotelet qe ne bashkëpunojmë prej vitesh. Klientet tanë jane shume te kënaqur nga shërbimet qe ofron ky hotel”.
“Hoteli është vërtetë shumë i mirë. Mendoj që i gjithë grupi do ta shijojë shumë qëndrimin në Prestige, pasi të ofronë shumë komoditet,” shprehet një turist.
Po ky është vetem grupi i parë me turistë nga Izraeli. Linja direkte Tel Aviv – Tiranë do të funksionojë prej 22 majit, çdo të martë.
Në ditët në vijim, Prestige Hotel do të mirëpresë turistë nga Izraeli, por edhe nga vendet e tjera, të cilët do të fluturojnë drejt vendit të shqiponjave për të zbuluar më shumë nga perla e Mesdheut.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb