SPANJE- Ka mbërritur në Spanjë anija me refugjatë që u refuzua nga Italia. Brenda mjetit të lundrimit ishin 629 persona, të cilët janë dërguar në portin e Valencias.

Kujtojmë se refugjatët u shpëtuan pranë Libisë gjatë fundjavës së kaluar, ndërkohë që i vetmi shtet që pranoi t’u ofronte mbështetje dhe përkujdes ishte Spanja.

Kjo pasi Italia dhe Malta refuzuan.
_102077665_0d4d1d52-2efd-4882-b60b-353bd5df289d
“Është detyra jonë për të ndihmuar në shmangien e një katastrofe humanitare dhe të ofrojmë një port të sigurt për këta njerëz, për të përmbushur detyrimet tona për të drejtat e njeriut”, tha kryeministri Pedro Sánchez më herët.
_102080598_hi047484581
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: