VELIPOJE– Ndonëse kanë kaluar disa ditë nga aksidenti i rëndë në Velipojë, ku humbën jetën Edmond Preka dhe tre fëmijët e tj, Noemi, Ajseli dhe Rajani, dhimbja mbetet shumë e madhe për të afërmit e tyre. Nga ky aksident tragjik shpëtoi vetëm mamaja e tyre, Evisa, e cila ndodhet në gjendje shoku, pasi ka humbur të shtrenjtët e saj.
Motra e Edmondit, halla e fëmijëve nuk ka ditë që të mos prekë me postimet e saj në rrjetin social “Facebook”, duke u përpjekur të shprehë dhimbjen.
Ajo ka kujtuar sot Noemin, mbesën e madhe, e cila ndërroi jetë dy ditë pas aksidentit, duke mos mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Përmes një postimi në rrjetin social, “Facebook” halla e saj, Gonxhe Preka ka shkruar një dedikim të ndjerë ku zor se mbahen lotët. “Na mungon shumë Noem”, shkruan ajo ndër të tjera.
Banka ku ulej Noemi 10-vjeçare është mbushur me lule dhe në mes qëndron fotoja e saj.
POSTIMI I PLOTE
Ne banken tane tashme ka lule nuk eshte ma Noemi i halles qe te pergjigjet plot zgjuarsi
Me mungon shume Noem
(el.sp/BalkanWeb)