SHKODËR- Ndërsa pak minuta më parë Gjykata e Apelit të Shkodrës dha vendimin për 11 kuksianët e arrestuar gjatë protestës për taksën në rrugën e Kombit, duke liruar shtatë prej tyre, ndërsa katër të tjerë i lanë në burg, shpërthejnë deklaratat dhe ovacionet si brenda sallës ashtu edhe jashtë saj.

Deputeti i PD-së, Bardh Spahia i revoltuar tha se në burg duhet të shkonte Rama dhe të tijët, prandaj foli për një revoltë mbarëpopullore.

“Në burg të shkojë kryekrimineli Edi RaMa dhe shokët e tij. Revoltë mbarë popullore nga Shkodra në Sarandë”,- tha ai.

Po ashtu edhe kreu i grupit Parlamentar të PD-së, Edmond Spaho tha se do vazhdojnë betejën deri në lirimin e kuksianit të fundit.
“Ne do të vazhdojmë betejën për ata që janë mbajtur në arrest me burg. Do të përdorim të gjitha format dhe mjetet për lirimin e 4 kuksianëve. Të gjitha format që kemi përdorur deri tani, do vazhdojmë t’i përdorim deri në lirimin e 4 protestuesve”, deklaroi Spaho.

KUSH MBETET NË BURG
Oltion Cengu
Florin Onuzi
Vasil Laci
Xhevahir Gashi

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: