Më shumë se gjysma e emigrantëve që kanë hyrë në Europë, akoma janë në pritje të vendimit rreth aplikimit të tyre për azil.

Qendra për Hulumtime Pew, raporton se nga më shumë se 2.2 milionë azilkërkues që kanë arritur në Evropë, 56 përqind e tyre ende presin vendimin rreth aplikimit të tyre si azil, proces i nisur në fund të vitit 2016.

40 përqind të tyre iu është aprovuar aplikimi, ndërsa 3% e tyre janë refuzuar dhe larguar nga vendi ku ata kanë kërkuar mbrojtje.

Numri i emigrantëve që kanë arritur në disa vende të vogla, është aq i madh saqë demografia e këtyre vendeve ka ndryshuar dukshëm.

Në Suedi, Hungari dhe Austri, numri i azilkërkuesve ka ndikuar në rritjen e përqindjes së popullsisë për 1%.

Siria, Afganistani dhe Iraku, vende të cilat përballen me konflik të dhunshëm, kanë sjellë numrin më të madh të azilkërkuesve në Europë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: