SARANDE – Një 47-vjeçar është arrestuar në flagrancë në qytetin e Sarandës pasi iu gjetën dhe sekuestruan 55 gramë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Policia e Sarandës ka konstatuar në mjetin e tij tip ”Suzuki”, një sasi lënde narkotike prej 55 gram të dyshuar si ajo e Cannabis Sativa si edhe një armë të ftohtë prerëse (thikë metalike).

Gjithashtu ky shtetas rezulton i shpallur në kërkim policor prej strukturave të DVP.Gjirokastër, për veprën penale ”Nxitja e urrejtjes ose e grindjeve ndërmjet kombësive, racës dhe feve”, si edhe për veprën penale të ”Mosbindjes së urdherit të ligjshëm të punonjësit të rendit publik”. Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” ,

”Prodhim dhe mbajtja pa leje të armëve të ftohta”, ”Nxitja e urrejtjes ose e grindjeve ndërmjet kombësive,racës dhe feve”, dhe ”Mosbindja e urdhërit të ligjshëm të punonjësit të rendit publik”, parashikuar nag nenet 283/1, 279, 265, 242 të Kodit Penal.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb