KORCË – Pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, kryeministri i vendit Edi Rama dhe homologu i tij maqedonas Zoran Zave janë zhvendosur në Pustec të Korçës.

Dy liderët bashkëbiseduan aty me përfaqësues të pakicës maqedonase për zbatimin e projekteve konkrete që synojnë përmirësimin e jetës së tyre.

“Ligji për pakicat kombëtare miratuar së fundmi në Kuvend është dëshmi e qartë e angazhimit tonë për përmbushjen e standardeve më të larta ndërkombëtare në fushën e pakicave,” shkruan ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati në një status të tij në Facebook ku dhe ka postuar disa foto nga aktiviteti.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: