TIRANE- Në mbledhjen e djeshme në selinë e Partisë Demokratike, ku Basha njohu grupin e kryesinë me vendimin për arritjen e marrëveshjes me Edi Ramën nuk mund të mos bëjnë përshtypje Majlinda Bregu dhe Astrit Patozi.

Ndërsa dikur i shihnim në krah të kryetarit në tryezat e grupit parlamentar, dy zërat kritik brenda grupit shfaqen në cep në këtë mbledhje.
223432
Siç shihet edhe në këto foto, Majlinda Bregu e Astrit Patozi janë ulur në fund të sallës, mbështetur në një stol tek muri, ndërsa Grida Duma, Ervin Salianji, kryebashkiaku i Lezhës Fran Frroku e demokratë të tjerë të rinj janë ulur në mes të tryezës duke i zënë vendin veteranëve.

Ndoshta gjithçka është rastësi, por në foto shihet edhe Dashamir Shehi që duket sikur habitet me pozicionin që kanë dy deputetët, ndërsa Bregu i kthehet me një të qeshur.
223433
Si Bregu ashtu edhe Patozi kanë qënë ndër zërat më kritikë brenda PD-së. Ata kanë kundërshtuar bojkotin e Parlamentit që iu bë për 3 muaj nga PD bashkë me aleatët e vegjël, por ashtu edhe vendimin e PD-së për të bojkotuar zgjedhjet.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb