DURRES- Nga Durrësi ku zhvilloi mbledhjen e qeverisë, kryeministri i vendit Edi Rama doli me një sërë vendimesh, mes të cilave edhe një për të gjithë pensionistët, të cilët që nga 1 korriku përfitojnë rritje pensioni.

“Hap tjetër shumë të vogël por jo të pandjeshëm është ai për 665 mijë pensionistë për të cilët kemi rritur pensionet mbi inflacionin”,- tha Rama.

Sipas tij, “nëse do ti referoheshim shifrave, kemi 15 milion dollarë plus në paketën e pensioneve me 2,8% duke nisur nga 1 korriku”,- tha Rama.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb