PRISHTINE- Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, bëri të ditur të premten se mbledhja e përbashkët mes dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë do të mbahet më datën 3 qershor.

“Mbledhja e përbashkët e qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë do të mbahet në 3 qershor në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

Gjatë mbledhjes së qeverisë së Kosovës, kryeministri Mustafa theksoi se “po përgatitemi për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive. Deri në fund të javës së ardhshme duhet t’i kemi të përfunduara të gjitha marrëveshjet që mund të lidhen mes dy qeverive. Për mos të pasur vonesa në fillim të javës së ardhshme do të ulemi t’i përgatisim ato”, përcjell k.press.

Kreu i qeverisë kosovare i kërkoi kabinetit qeveritar që të punojnë dhe të përgatisin të gjitha marrëveshjet.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: