TIRANE– Ka përfunduar takimi në Kryesinë e Kuvendit me ministrat e kabinetit qeveritar, kreun e Kuvendit Gramoz Ruci si dhe Kryesinë e grupit të PS.

Burime nga takimi bëjnë me dije për ‘BalkanWeb’ se socialistët pritet të miratojnë të enjten gjatë seancës së Kuvendit ngritjen e komisionit të reformës zgjedhore.

Në takim mungoi kryeministri Edi Rama, teksa u koordinua nga kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla.

‘BalkanWeb’ mëson se ky format takimi do jetë i përjavshëm dhe në fokus do ketë koordinimin parlamentar.

Reforma zgjedhore ka qenë objekt debatesh mes mazhorancës dhe opozitës. PD është e vendosur në objektivin kryesor të saj, që në zgjedhjet e ardhshme të mundësohet votimi elektronik, teksa PS kërkon të mundësojë edhe votimin e emigrantëve.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: