Barazimi në Laç nuk është përtypur mirë nga drejtuesit e Luftëtarit, pasi skuadra ka qenë në avantazh 0-2, dhe në fund rezultati është barazuar.

“Panorama Sport” mëson se pak minuta më parë presidenti Tavo ka mbledhur stafin teknik për të analizuar situatën dhe veprimet e disa lojtareve.

Mësohet se mesfushori Aleksi është gjobitur me shumë të majme për shkak të debateve që ka patur më gjyqtarin e takimit dhe kartonin e kuq që mori.

Ndërkohë, pritet një penalizim i rëndë i rëndë për portierin Ruçi. Nuk përjashtohen mundësia që të ndëshkohen edhe disa lojtarë të tjerë, që nuk kanë patur impenjimin e duhur ndaj Laçit.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/lajmi-i-fundit-mbledhje-urgjente-te-luftetari-ja-masat-qe-pritet-te-merren-per-lojtaret/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: