TIRANE– Është mbledhur sot për herë të parë, Komisioni Hetimor për “Tahirin”, i cili do të ushtrojë veprimtarinë e tij për një periudhë 6-mujore, deri në 5 shtator.

Kreu i komisionit, deputeti demokrat Edi Paloka tha se ngritja e tij është bërë me kërkesë të opozitës, dhe synon diskutime mbi veprimtarinë e organeve përgjegjëse për luftën ndaj kultivimit të narkotikëve, dhe rastin e trafikut në të cilin dyshohet se është i përfshirë ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Paloka tha se gjatë punës së këtij Komisioni do të verifikohen veprimet dhe mosveprimet e organeve hetimore për fenomenin e kultivimit e narkotikëve dhe për ish-ministrin Tahiri.

Fill pas fjalës së Palokës ka reaguar deputetja Ermonela Felaj e cila tha se duhet të paraqitet se çfarë është në plan të hetohet, dhe sipas saj, hetimi nuk mund të hapet që sot.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb