Mbretëresha Elizabeth II festoi 92-vjetorin dhe do të marrë pjesë në një koncert që do të zhillohet në nder të saj dhe që mbledh yjet e muzikës pop, nga Sting tek Shaggy duke kaluar te Tom Jones dhe Kylie Minogue.

Ashtu si e do tradita, ditëlindja e mbretëreshës u përshëndet nga 41 të shtëna të topit në Hyde Park et 62 në Kullën e Londrës, ndërkohë që gjatë ndryshimit të rojas në kështjellën Windsor, një orkestër ushtarake interpretoi “Gëzuar ditëlindjen”.

Elisabeth

Lindur më 21 prill 1926, mbretëreshë që prej vitit 1952, dekanja e monarkëve zakonisht e feston ditëlindjen e saj në dy periudha, privatisht në ditën J (D-Day) dhe më pas gjatë një ceremonie zyrtare në muajin qershor, për t’i shpëtuar kapriçove të motit.

Ajo do të bëjë këtë vit një shkelje të traditës duke marrë pjesë, në mbrëmje, në një koncert të quajtur “Festa ditëlindjes së mbretëreshës” në sallën prestigjioze “Royal Albert Hall” të Londrës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb