Vendimi i Komisionit të Etikës për t’i hequr Skënderbeut titullin e sezonit 2015-2016 ka sjellë reagimet e para.

Mbrojtësi i korçarëve, Tefik Osmani, nëpërmjet një statusi në “facebook” ka thumbuar ish-kryetarin e Bashkisë së Vlorës dhe njëkohësisht ish-presidentin e Flamurtarit, Shpëtim Gjika, i cili kishte deklaruar se priste që Skënderbeu të rrëzohej nga kategoria.
19433709_10209729927546030_2142319622_n-470x428
“Kush më ka thënë që do rrëzoheshim nga kategoria, duhet të ketë kurajën të kërkojë falje. Jemi ekip KAMPIONËSH dhe dimë të falim… por ky është titulli më i bukur që kam fituar…”, ishte mesazhi i tij në rrjetet sociale shoqëruar me foton e titullit të shumëdiskutuar.

Pritet që klubi korçar të dalë me një reagim në lidhej me dënimin e dhënë sot nga Komisioni i Etikës që u hoqi titullin kampion në sezonin 2015-2016, pikërisht atë titull për të cilin flet Osmani.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb