Dëmtimi i Arbnor Fejzullahut ka hapur një “gropë” të madhe te Partizani dhe stafit i është dashur që, në shumicën e rasteve, të adaptojë Labinot Ibrahimin në të djathtë të mbrojtjes. Një nga emrat e përfolur për të përforcuar këtë repart ka qenë Armend Thaçi, i cili luan me Gjilanin në Kosovë. Tregu kosovar mbetet nga të preferuarit për të kuqtë, pasi në drejtor u përmendën 3-4 futbollistë si alternativa të mundshme për janarin.

25-vjeçari së fundmi është shpallur si mbrojtësi më i mirë i djathtë në Kosovë për vitin 2017, por drejtuesit e klubit të Gjilanit janë bërë pengesë që lojtari të ndryshojë ambient në janar. Para festave të fundvitit u tha se palët e kanë gjetur akordin, por Gjilani, me cilin Thaçi ka kontratë deri në fund të sezonit, nuk e lejon lojtarin që të largohet me parametër zero. Partizani po i shqyrton të gjitha mundësitë që ta realizojë me sukses këtë transferim, por nëse klubi kosovar nuk e lë të lirë, 25-vjeçari pritet të vishet i kuq në qershor.

Vetë lojtari e ka deklaruar para disa ditëve për mediat kosovare se, me shumë mundësi, këtë sezon do ta mbyllë me Gjilanin dhe, më pas, do të vendosë për të ardhmen. Burime pranë lojtarit kanë bërë me dije se Thaçin e josh shumë Partizani, por në këto kushte palët janë të detyruara të presin deri në qershor. Përpos Partizanit, edhe Kukësi, Skënderbeu dhe Shkëndija e Tetovës patën shfaqur interes për mbrojtësin 25-vjeçar.
Burimi:http://www.panorama.com.al/sport/mbrojtesi-nga-kosova-le-ne-pritje-demat-ja-kur-mund-te-finalizohet-perfundimisht-transferimi/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb