TIRANE – Sëmundjet e zemrës vrasin më shumë se 325.000 njerëz në vit, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.Por ju, mund të ulni rrezikun e sëmundjeve të zemrës, duke përdorur dietë për një ” zemër të shëndetshme”.

Niseni dietën tuaj me konsumimin e bajameve, arrave. Te njerëzit të cilët kanë ngrënë arra, rreziku për t’u prekur nga këto sëmundje ulet me 29 %, kjo e fundit sipas “New England of Medicine”. Arrat përmbajnë proteina dhe fibra.

Salmoni, sardelet dhe toni i konservuar janë të pasura me omega-3 yndyrna, të cilat përmirësojnë kapacitetin kardiak gjatë ushtrimit. Po kështu, fasulet dhe thjerrëzat janë të pasura me fibra të tretshme.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb