TIRANE- Pas polemikave që shkaktoi “mbulimi” i monumentit të Skënderbeut me ekran gjatë faljes së namazit ditën e djeshme, vjen edhe një reagim nga myftiu i Tiranës, Ylli Gurra.

Ky i fundit, i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në “News24’ ka sqaruar për opinionin publik se nuk ka pasur asnjë qëllim për atë skenografi. Ai tha se figura e Skëndërbut nuk përbën asnjë problem për faljen e namazit dhe sipas tij ka një një histeri të mesazheve kërcënuese dhe se monumenti është mbuluar qëllimisht dhe në atë formë.

“Në aspektin fetar nuk kemi asnjë lloj kompleksi për figurat tona kombëtare aq më tepër ne festa të tilla. Në rrafshin fetar nuk ka asnjë lloj pengese në një vend të hapur siç është sheshi ‘Skëndërbej’ për sa kohë monumenti nuk është pengesë fizike për besimtarët e mbledhur aty. Pra nuk ka asnjë lloj pengese për t’u kryer falja.

Jo vetëm monumenti kombëtar por çdo monument tjetër nuk e pengon faljen. Nëse kjo do përbënte problem ne do faleshim tek Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’. Prezenca e skenografisë imponohet edhe nga madhësia e sheshit dhe pamja të shihet me sy të lirë. Skenografia është bërë që të shihet nga të gjitha këndet. Kemi një histeri të mesazheve kërcënuese për atë se është mbuluar qëllimisht dhe në atë formë”- tha Gurra raporton “BalkanWeb”.
67iuyjjhm
Mes të tjerash ai u dha edhe një shpjegim ‘përplasjeve’ që u shkaktuan në rrjetet sociale ditën e djeshme lidhur me këtë fakt, ndërsa theksoi se ndoshta disa mund ta kenë bërë në mënyrë të qëllimshme. Po ashtu, ai theksoi se figura kombëtare nuk mund të ketë ndikim as tek myslimanët dhe as tek të krishterët.

“Askush në emër të asnjë besimi dhe në emër të asnjë lloj lirie dhe fjale të mund të mendojë ato çka thatë më parë. Se një figurë kombëtare që ka vendousur gjithë sakrificën e tij të mund të ketë një ndikim të tillë. Për ne myslimanët, kurrsesi asnjë figurë kombëtare, që mund të jetë myslimanë apo i krishterë, që ka ngritur lart dinjitetin në njësitë territoriale, ai mbetet vetëm me një emër; duhet lartësuar dhe përcjell në gjenerata. Myslimanët nuk besoj dhe nuk ka asnjë justifikim fetar, mund të shpreh kënaqësinë se qenka mbuluar Skënderbeu. Mund të kemi Bajram dhe Pashkë, por Shqipërinë e kemi dhe do e kemi bashkë. E kundërta e kësaj, nuk ka bazament myslimanësh apo të krishterësh”, tha myftiu.

(d.d/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: