Gjykata angleze në Sussex ka dënuar me 45 vite burg në total nëntë shqiptarë, të akuzuar si pjesë e një grupi që shpërndanin kokainë.

Të arrestuar qershorin e kaluar, pasi policia iu gjeti kokainë me vlerë mijëra paund në makinë, gjatë operacioneve policore në Brighton dhe Hove, por ata kanë arritur të shpëtojnë me këtë dënim. Gjatë arrestimeve policia angleze ka sekuestruar edhe makinat luksoze me të cilat lëviznin.

Mes të arrestuarve ishte edhe kreu i bandës, Mevlan Dema. Ai u ndalua teksa lëvizte më makinën e tij luksoze, një BMW në Brighton, brenda së cilës iu gjet një sasi e konsiderueshme kokaine.
Untitled
Sipas “BBC”, tetë prej nëntë të arrestuarve, të gjithë shqiptarë, kishin hyrë ilegalisht në Britani.
Të nëntë shqiptarët u shpallën fajtorë për shpërndarje kokaine.

Kreu i grupit, Dema u dënua gjithashtu për pastrim parash.

Shqiptarët e dënuar janë:

1. Mevlan Dema, 32 vjeç, menaxher kateringu në vilat e Hove Park, Hove, u dënua me 13 vite burg.
2. Gledis Osmani, 21 vjeç, nga London Road, Brighton, u dënua me 8 vite burg.
3. Klinton Dani, 23 vjeç, kuzhinier, nga Pool Valley, Brighton, u dënua me 3 vite e 6 muaj burg.
4. Ndriçim Xhepa, 28 vjeç, nga London Road, Brighton, u dënua me 3 vite e 6 muaj burg.
5. Leonard Dema, 35 vjeç, nga Pennymead, Harloë, Essex, u dënua me 3 vite burg.
6. Ramazam Capa, 21 vjeç, Genti Capa, 27 vjeç, Kadri Dema, 24 vjeç dhe Izmir Dema, 25 vjeç, u dënuan me 3 vite e 6 muaj burg secili.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb