Dy grupe të rrezikshme kriminale, pjesë e së cilës ishin edhe shqiptarë janë goditur sot nga policia e Torinos. Sipas gazetës prestigjioze italiane “La Repubblica” policia ka rënë në gjurmët e grupeve të trafikut të drogës, njëri i hashashit dhe tjetri i kokainës, falë letrës së një nëne të shqetësuar për djalin e saj 13-vjeçar, që kish nisur të shpërndante drogë.

Pas letrës për rrezikun që I kanosej 13-vjeçarit, policia italiane ka gjetur një bazë të madhe të organizatës së drogës në Ruffini, Të paktën 16 persona janë të dyshuar, tetë prej të cilëve kanë përfunduar në burg, ndërsa janë sekuestruar më shumë se 120 kg drogë.
“La Republica” shkruan se hetimet nisën në prill të vitit të kaluar, ndërsa arrestimi i parë u krye në fund të muajit shkurt kur u arrestua një 43 vjeçar italian, që kthehej nga Karakasi, atje ku grupi ishte furnizuar me kokainë.

Kreu i bandës ishte italiani Marco Giaquinto, 42-vjeç, i arrestuar edhe në vitin 2010 për trafik droge. Ndër të arrestuarit e të dy grupeve të shpërndarësve të drogës janë edhe tre shqiptarë. Shqiptarët e arrestuar janë Zamira Ramke, e lindur në Korçë në vitin 1982, Xhersi Islami, po nga Korça, i lindur në vitin 1991, si dhe Arion Xhafa, i lindur në Shqipëri, 32 vjeç, nën arrest me burg.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: