POGRADEC-Një 22-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet se furnizoi makinën me karburant me euro false. Ngjarja në fjalë u regjistrua në një pike karburanti në Pogradec. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për Xhon Zeqollarin, banues në Yzberisht të Tiranës.

Arrestimi i tij u bë pasi, ka shkuar pranë një pike karburanti në Pogradec, me mjetin tip “Benz” me targa TR 9831T, për t’u furnizuar me karburant dhe ka kryer pagesën duke përdorur një kartëmonedhë me prerje 100 Euro të dyshuar si të falsifikuar.
579e2b09-b8bb-4d32-932a-b44e379ec046
Gjatë kontrollit të mjetit të këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjithashtu kanë gjetur edhe 5 (pesë) kartëmonedha të tjera, të prerjes 100 Euro, të dyshuara si të falsifikuara. Në cilësinë e provës materiale iu bllokuan kartëmonedhat e gjetura, si edhe mjeti i mësipërm. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, parashikuar nga neni 183 i Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb