TIRANE- Pas sulmit të hapur të drejtorit të Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli ndaj aktorit të mirënjohur Mirush Kabashi një ditë pasi u shpreh hapur në emisionin “Studio e Hapur” në News 24 se ishte kundër shembjes së teatrit, duke shtuar se edhe brenda teatrit aty po ushtrohet presion e diktaturë vijnë edhe reagimet e para.

Ndonëse vetë Kabashi nuk ka reaguar ende, është deputetja e PD, Fatbardha Kadiu ajo që shpreh indinjatën për deklaratat e Çulit, të cilin e quan mjeran që duhet të heshtë në këto momente.

STATUSI I PLOTE
Ne respekt te nje aktori te merituar dhe nje njeriu qe eshte vlere e shtuar per Shqiperine.

Drejtori i teatrit kombetar I tregon pagen Mirush Kabashit. TURP

A I tregon dot ndonje post qe Mirush Kabashi ka marre pa e merituar?!!! Jo

A I tregon dot ndonje rrushfet qe ai ka marre?!! Jo

A I tregon dot ndonje pazar qe ai e ka bere me moralin?!! Jo

Atehere mbylleni o mjerane.

Me një karrierë shumë të pasur 48- vjeçare, mes skenës dhe ekranit, aktori i mirënjohur vazhdon të punojë intensivisht brenda dhe jashtë vendit, kudo ku ka shqiptarë.

Ai ka lartësuar gjuhën dhe teatrin shqiptar në skenat më prestigjioze të Parisit, Vjenës Kajros, Kievit, Torontos, Athinës, Beogradit.

Aktori Mirush Kabashi numëron në karrierën e tij mbi 100 role në teatër dhe më shumë se 20 të tjerë ne kinematografi.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb