TIRANE– Ka përfunduar procesi i zgjedhjeve e brendshme të partisë LIBRA, proces i zhvilluar në mënyrë elektronike. Ben Blushi është zgjedhur kryetar i kësaj force politike me 95% të votave, ndërsa Neritan Seferkolli ka marrë 5 % të votave. Përkatësisht Blushi mori 3093 vota, kundrejt 156 votave të kandidatit tjetër Seferkolli.

Gjithashtu në zgjedhjet e brendshme të LIBRA-s janë zgjedhur dhe 30 anëtarët e kryesisë së kësaj partie.
EMRAT:
Mimoza Hafizi
Sonila Boçi
Aida Niço
Matilda Terpollari
Rinela Prifti
Anila Vogli
Adela Bezaitis
Ardiana Çapi
Alma Bazhdari
Flogerta Beshiraj
Elda Lauka
Alma Larushi
Laureta Alikaj
Irena Buxhuku
Majlinda Haloçi
Tomi Kallanxhi
Gjergji Prifti
Denis Çela
Edi Grabocka
Bujar Kapllani
Genc Dervishi
Daniel Jaçe
Gentian Muçollari
Foto Vasili
Flamur Bala
Florian Nallbani
Ergest Lekdushi
Albert Lleshi
Ermir Shahini
Edmond Dyrmishaj

“Zgjedhjet e brendshme të LIBRA-s sapo u mbyllën. Ishin një ushtrim i jashtëzakonshëm demokracie, unik në llojin e vet. I falënderoj të gjithë ata që më besuan. LIBRA është një mënyrë jetese”- ka shkruar Blushi pas mbylljes së procesit të votimit.
Screenshot_61486928378
Më shumë se 8000 anëtarë të regjistruar në këtë forcë politike nga 1 nëntori 2016, patën mundësi të përzgjedhin kryetarin dhe bërthamën prej 30 anëtarësh të partisë përmes mënyrës elektronike.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: