Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, ka marrë pjesë pasditen e sotme, në aktivitetin përmbyllës të kampit veror të FRESSH. Mes të rinjve socialistë, ministri Klosi tha se vendimi për t’iu bashkuar Partisë Socialiste është vendimi më i drejtë.

“Ne jemi forca më demokratike në vend, ndaj vendimi juaj për t’iu bashkuar PS, është vendimi më i drejtë. Ne ndryshojmë kryekëput nga kundërshtari ynë politik. Ne jemi partia e reformave, ne jemi partia që besojmë në shtet dhe po bëjmë shtet. Këtë po e bëjmë për të gjithë shqiptarët, jo duke i ndarë ata në të majtë dhe të djathtë. Ky është ndryshimi mes nesh dhe PD. Ne besojmë te institucionet, ata besojnë të Sali Berisha”, deklaroi ministri Klosi.

Në përgjigje të debatit për shifrat e punësimit, ministri Klosi deklaroi se qasja ndaj papunësisë është krejtësisht e ndryshme nga qeverisja e PD.

“Janë 5-fishuar fondet e nxitjes së punësimit. Jemi pranë përmbushjes së premtimit për 300 mijë vendeve të punës në mandatin e parë qeverisës. Po punohet nq disa drejtime: me vënien në funksionim të plotë të zyrave të punës, me rritjen e arsimit profesional, me ofrimin e kualifikimit falas. Ndërkohë shtresat në nevojë subvencionohen dyfish nga 3 vite më parë. Po përpjekja jonë është madhore dhe në disa drejtime. Në fund të mandatit premtimi elektoral për 300 mije vende pune, do të jetë i përmbushur. 220 mijë punonjës kontribuojnë sot në skemën e sigurimeve shoqërore. Kjo është një arritje madhore e kësaj qeverie”, tha ministri Klosi.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: