Raportime të reja vijnë sa i takon transferimit të Cristiano Ronaldo-s te Juventusi. Së fundmi është gazetari italian i ‘ESPN’, Gabriele Marcotti, i cili deklaron se ‘zonja e vjetër’ ka mbyllur gjithçka me Realin e Madridit për portugezin, madje sipas tij dy klubet kanë përcaktuar edhe se si do zyrtarizohet fituesi i 5 herë “Topit të Artë”.

Marcotti ka thënë se: “Kisha dyshime në fillim, por kam mësuar se është arritur një marrëveshje mes të gjitha palëve. Ata kanë rënë dakord edhe me mënyrën se si do të jepet lajmi. Zhvillime të reja pritet të vijnë në 24-48 orët e ardhshme. Duket se Ronaldo është drejt rrugës për në Torino”.

Kujtojmë që mediat ndërkombëtare kanë shkruar se Ronaldo do të jetë transferimi më i shtrenjtë i klubit të Juventusit pasi për portugezin do paguhen 100-120 mln euro. Ndërkohë vetë futbollisti do përfitojë 120 mln euro për një kontratë 4-vjeçare.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb