SHKODER – Një 74-vjeçar humbi jetën pasditen e sotme, pasi u mbyt në det në Velipojë. Burime nga policia bëjnë të ditur se viktima është shtetasi Vebi Dini, 74 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, në Rrjoll të Velipojës, ku 74-vjeçari u nxor nga deti nga pushuesit e tjerë, në gjendje kritike.

Menjëherë i është dhënë ndihma e parë mjekësore si dhe është nisur për në spital, por rrugës ka ndërruar jetë.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb