Sot në Las Vegas është mbajtur konferenca për shtyp e McGregor dhe Mayweather për sfidën e së shtunës ku pritet që e gjithë bota të mbaj frymën për këta dy kampionë të cilët do dublojnë në ringun e “T-Mobile Arena”.

Një sfidë tepër e ndezur e cila ka filluar të luhet prej kohësh, madje një pjesë e saj është parë edhe sot teksa dy sportistët kanë patur një përplasje verbale që për pak përfundoj në përplasje fizike. Në konferencën e mbajtur sot paradite Mayweather mbërriti i pari dhe pasi foli u largua dhe pikërisht në këto momente vjen McGregor, që nis një sherr verbal me boksierin amerikan, raporton “neës.com.au”.

Janë stafet e tyre ata që ndajnë dy sportistët nga një përplasje fizike, por që u kap nga mediat. Irlandezi ishte ai që kërcënoi më shumë, ndërkohë që stafet e ty sportistëve mbajtën larg Conor, që afrohej drejt Floyd…

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb