IZRAEL – Ligjvënësit izraelitë kanë rënë dakord të zhvillojnë zgjedhje të reja më 17 mars, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu tha se do të shpërndajë parlamentin sa më shpejt që të jetë e mundur.

Zyrtarët e partisë vendosën sot datën e zgjedhjeve, një ditë pasi Netanyahu shkarkoi dy ministra të rëndësishëm dhe bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme.

Anketat e opinionit publik tregojnë se partia e Netanyahut ka të ngjarë të mbetet në pushtet, duke e lejuar atë të mbajë postin e kryeministrit. Ai tha dje se kërkon një mandat të pastër për të zbatuar politikat e tij dhe se nuk do të tolerojë më një opozitë brenda qeverisë.

(er.nu/voa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: