TIRANË – Të premten, më 3 prill, 2015, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Donald Lu, do t’iu përgjigjet pyetjeve të qytetarëve në bashkëbisedimin e drejtpërdrejtë “Pyet Ambasadorin” në Facebook.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë kjo ambasadë. “Doni të dini më shumë mbi përshtypjet e tij të para mbi Shqipërinë, njerëzit apo qytetet që ka vizituar?- thuhet në njoftim. – Atëherë bashkohuni me ne të premten dhe do të keni mundësinë që të pyesni Ambasadorin Lu.”

Po ashtu, Ambasada Amerikane ka vënë në dukje se “nuk do të merren në konsideratë pyetjet që do të postohen përpara datës 3 prill, 2015. Ne do të postojmë më shumë detaje gjatë ditëve në vijim, prandaj na ndiqni,”- thuhet më tej.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: