GJIROKASTER- Një efektiv i policisë së Gjirokastrës ka humbur jetën pas një problemi shëndetësor, ndërsa ishte në detyrë.

Sipas të dhënave zyrtare, bëhet fjalë për efektivin e qarkullimit Ilir Divintari, i cili ka pësuar atak kardiak në krye të detyrës.

47-vjeçari kishte ndjerë dhimbje në kraharor dhe është drejtuar vetë për në spital. Por ai nuk ka mundur të rezistojë dhe është ndarë nga jeta pikërisht në derën e spitalit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: