GREQI- Policia greke ka vënë në pranga 4 shqiptarë për trafik droge. Sipas raportimeve, policia ka sekuestruar 9 kg marijuanë dhe ka arrestuar 3 shtetas shqiptarë të moshave 28, 33 dhe 37 vjeç si dhe një femër po shqiptare, 26 vjeçe.

Ata u kapën teksa lëviznin me dy automjete në aksin Patër-Athinë. Njëri prej mjeteve transportonte drogën dhe tjetri kontrollonte rrugën.

Marijuana ishte e vendosur në 3 qeska dhe e ndarë në 11 pako. Tre meshkujt sipas policisë greke janë me precedentë penalë për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: