TIRANË- Zbardhet biseda me dyer të mbyllura e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Gazetarja Marsela Karapanço konfirmon për “BalkanWeb” se kryeministri i ka porositur ministrat të jenë më të kujdesshëm në komunikimin me deputetët.

“Mos i vononi emërimet e grupit të deputetëve. Të mos krijohet ideja e mospërfilljes së deputetëve”,- është shprehur Rama siç mëson “BalkanWeb”.

Më herët Rama mbështeti fillimin e procedurave të nisura nga socialistët për shkarkimin e kreut të KQZ-së, Klement Zguri që do pasonin edhe me shkarkimin e kryebashkiakut të Mallakastrës.

Kryeministri po ashtu apeloi nisjen e kontrolleve për kompanitë e mëdha që deklarojnë pagat e punonjësve deri në 300 mijë lekë.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb