Të bësh portierin e dytë nuk është e lehtë: ke shumë pak mundësi për të luajtur (sepse skuadra ka përcaktuar një portier titullar që është më i mirë se ti) dhe në ato pak raste që të vijnë për të luajtur nuk të lejohet asnjë gabim apo ditë e keqe, pasi ty s’të tolerohet asnjë pakujdesi (edhe pse të gjithë janë të vetëdijshëm që roli i portierit është i tillë që ka nevojë për
vazhdimësi, në mënyrë që të rritet).

Me fjalë të thjeshta, të duhen shpatulla të gjera që të përballosh situatën që gjendet një portier që konsiderohet i dyti, sidomos kur në ambientin që të rrethon të vendosin edhe epitetin “skarco”, pavarësisht asaj që ti je në të vërtetë. Kjo etiketë është e pashmangshme, edhe pse duket të jetë më e vështira në botë për t’u ndryshuar. Në të vërtetë roli i portierit është më i vështiri që ekziston, sidomos në shtëpinë e Lacios, kur bën “të dytin” nuk duhet të jetë kurrsesi si një shëtitje. Në lidhje
me këtë, pas Serenit apo Bizarrit… tashmë është Etrit Berisha që di diçka.

Mbërritja
Ish-portieri i Kalmarit iu bashkua Lacios në sezonin 2013-2014 me shpresën që të ishte më shumë sesa thjesht një zëvendës i Marketit. Në lidhje me këtë, ai ka marrë gjithmonë rolin e protagonistit (kjo edhe për shkak se krahasimi është shumë i madh për vetë faktin se Marketi është një nga portierët më të mirë italianë). Që në momentin e parë, Berisha nuk ka luajtur shumë dhe e ka pranuar si profesionist rolin e zëvendësuesit.
Ai ka arritur që të prishë hierarkinë, vetëm atëherë kur Marketi ka qenë i pamundur të jetë në fushë. Në këtë moment filloi një jetë e re për shqiptarin? Absolutisht jo! Ka bashkëpunuar gjithmonë, por me gjithë dëshirën e madhe ka dështuar që të hyjë në zemrën e tifozëve. Madje, ka qenë gjithmonë në qendër
të kritikave të tyre. Me këtë situatë, duket se të gjithë kanë filluar të ndiejnë keqardhje për ishportierin Bizarri. Nëse e kujton, duket se edhe ai për të njëjtat kritika dhe arsye u largua. Sa i çuditshëm që është futbolli nganjëherë…! Fatkeqësisht Roma është një vend i vështirë, ku, për të mbajtur një etiketë, duhet që të ndryshosh 71 këmisha nëse do që të rilindësh. Gjithsesi, Berisha nuk është dorëzuar asnjëherë dhe ka bërë gjithmonë përpjekjet maksimale që t’i shndërrojë vërshëllimat në duartrokitje…

Lacio-Kievo
Të vetmet duartrokitje që ky portier ka marrë në shtëpi kohët e fundit, ishin ato në ndeshjen kundër Kievos. Ajo ndaj Paloskit ishte penalltia e katërt nga shtatë që ka pasur fatin e keq të jetë në portë kur Lacios i është akorduar penallti kundër… Berisha me Kievon e mbylli përfundimisht ndeshjen.
Ai pati intuitën e menjëhershme për të zbuluar ku do të godasë Paloski dhe me një kërcim perfekt e dërgoi topin në goditje nga këndi (si për t’i treguar sulmuesit të Kievos se nuk është e thënë që Lacio t’i sjellë gjithmonë fat). Në rast të kundërt, goli i Paloskit do të rihapte ndeshjen. Vetë portieri, përveç gëzimit të shfaqur në fushë, e ka shpërndarë atë moment edhe në rrjetet sociale me foto për penalltinë e pritur. Në momentin që ai pret një penallti, tregon gjithmonë e më shumë se ato janë një specialitet i tij (sepse nuk mund të konsiderohen gjithmonë fat dhe t’i mohohen zotësitë. “Armë” e
miliardat e tyre fortë për të është edhe struktura fizike dhe aftësia për të studiuar në kohë vëmendjen e kundërshtarit dhe tentativën e tij për ta dërguar topin në një nga anët e portës. Berisha po rikthehet në një problem serioz për goditësit e 11-metërshave. E para ishte në Europa Ligë kundër Ludogorets, e pritur përballë sulmuesit bullgar që zgjodhi të godiste me një “Panenka”. Mohimi i dytë i një goli për sulmuesit nga pika e bardhë erdhi në kampionat kundër Interit, kur zëvendësoi në fund të ndeshjes Marketin, u tregua i pakalueshëm përballë një golashënuesi si Ikardi. Mrekullitë e portierit shqiptar vijojnë edhe këtë sezon: Një në Europa Ligë kundër Rozenborgut dhe ajo e kësaj fundjave ndaj Kievos. Rekordi i penalltive të pritura nga një portier në një sezon është ai i Handanoviçit në 2010- 2011 me 6 të tilla.

Numri 99 i bardhekaltërve ka pasur fatin e madh që të jetë titullar për disa ndeshje radhazi për shkak të mungesës së Marketit. Edhe në Kupë kundër Juventusit, pavarësisht humbjes me golin e akorduar nga teknologjia e linjës, paraqitja e tij bëri që ajo ndeshje të kishte vetëm një gol të pësuar për Lacion që ishte katastrofë në fushën e lojës, me mrekullitë e njëpasnjëshme. Megjithatë, nganjëherë pritjet janë të vështira për t’u kujtuar, pasi nuk kanë vlerën e një goli të shënuar…

Dëshira për t’u konfirmuar
Paraqitjet e mira që është duke bërë portieri shqiptar (që nga momenti kur i kanë dhënë pak hapësirë për të pasur vazhdimësi në fushën e lojës) kanë treguar se nuk është “skerco”. Duke parë në Serinë A, jo vetëm që nuk është i tillë, por përkundrazi është shumë i nënvlerësuar për atë që është në të vërtetë. Gabimet nuk mungojnë, për fat të keq, por kush nuk i bën? Nuk është as Bufon dhe as Handanoviç, pasi ata janë kampionë, por sigurisht që është një portier shumë i mirë dhe me kohën do ta tregojë nëse do ta lënë të luajë më shumë. Fatkeqësisht (ose fatmirësisht, varet nga këndvështrimi) nuk do të jetë te Lacio. Ai është shumë mirë në Romë dhe ka dëshirë të madhe që të konfirmohet e të tregojë se është i një niveli të lartë. Qoftë edhe për këtë arsye, në fund të sezonit ai mund të largohet për ta gjetur këtë mundësi. Në fund të fundit, ai e bën të gjithë përpjekjen që të fitojë besimin e tifozëve të vet. Ai është Etrit Berisha dhe ka nevojë edhe për duartrokitjet tuaja tifozë, nëse e
doni me të vërtetë që të jetë edhe ai si ata, si… kampionët! (Panoramasport)

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: