iPhone 8, i cili pritet të prezantohet zyrtarisht në vjeshtë, kur do shënohet dhe 10 vjetori i iPhone, mund të ketë fotokamerë “revolucionare” me module infrared, që shndërrohen në tredimensionale. Sipas TechSot konfirmimi vjen nga analisti Ming-Chi Kuo i Kgi Securities, eksperte e botës së Apple. Risia mund të përdoret për njohjen e përdoruesve, për të bëre selfie 3D, por edhe për videolojëra.
Duke u bazuar në zërat që qarkullojnë online, sistemi i ri i iPhone, u mundëson kërkuesve, zëvendësimin e shënjave dixhitale, me njohjen e fytyrës, ose me njohjen e irisit të syrit.

Gjithashtu mund të përdoret kamera 3D edhe për videolojëra inovative, ku fytyra e protagonistit, zëvendësohet nga selfiet tredimensionale të lojtarit.

Kështu Apple, është teknologjikisht shumë përpara rivalëve, për të cilët sensorët 3D të avancuar nga fotokamera, mund të jenë një ekskluzivitet i smartphoneve të tyre.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: