“Trac-Grabber” është pajisja më efektive në këto ditë kur bora dhe akulli kanë përfshirë të gjithë vendin.

Ajo është pajisja më e re revolucionare në botën e automobilizmit, e cila është si një lloj rripi dhe montohet në gomat e automjeteve për të mos ngecur në kushte të pafavorshme si borë, baltë apo akull.

 

Trac-Grabber mund të montohet shumë shpejt dhe me lehtësi në gomat e veturës, në ato momente kur vetura juaj ka ngecur në terrene të vështira.

 

Falë kësaj pajisjeje makinat mund të dalin nga balta, rëra apo bora duke përdorur fuqinë e vet, pa pasur nevojë që të tërhiqen nga makina të tjera apo të shtyhen nga njerëzit.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb