TIRANE – Edhe pse është motra e madhe dhe është bërë pjesë e showbiz-t më herët, kohët e fundit është Eni ajo që ndoshta ka marrë vëmendjen më të madhe se Greta. Kjo, jo përsa i muzikës, por më shumë për një histori të aluduar dashurie me këngëtarin Genc Prelvukaj. Edhe pse asnjë prej çiftit nuk e ka konfirmuar zyrtarisht, fotot e paparacëve i kanë ‘tradhtuar’, ndaj duket se fshehja nuk ka më vlerë.

Sot, e ftuar në studion e “Rudina” për të promovuar klipin e saj të ri në bashkëpunim me Genën, “Si më parë”, Greta Koçi nuk shpëtoi nga pyetjet për jetën private. Në komentin e disa statuseve të cilat ajo i pëlqen t’i ndajë me miqtë në Instagram, Greta tha se shumë prej fotove dhe statuseve që ajo shkruan, interpretohen sikur i ka të lidhura me jetën e saj. Por kjo nuk është e vërtetë, saktësoi këngëtarja, sepse ajo zakonisht shkruan gjëra që i pëlqejnë dhe ka dëshirë t’i ndajë me të gjithë shkruan CLass.

Aktualisht, në jetën e Gretës fokusin kryesor e ka zënë muzika, por edhe disa projekte të tjera për një miniakademi muzike, të cilën ajo po përpiqet ta vërë në jetë shumë shpejt. Ndërsa, sa i përket jetës private, nuk ka një njeri të cilin ajo e fsheh, përkundrazi.

Nëse do të kishte, do ta kishte treguar: “Nuk ka një njeri, se po të kishte, dikush diku do më kishte parë, një foto a diçka do kishte dalë…” – tha Greta, por duket se për një çast harroi që me të motrën, aktualisht po ndodh e njëjta gjë.

Rudina nuk e la situatën të kapërcejë dhe ndërhyri shpejt: “Siç ka ndodhur me Enin apo jo? Enit i kanë dalë disa foto, është e vërtetë ajo lidhja?” “Po, Enit i ndodh që ta fotografojnë ndonjëherë, por lëre Enin atje ku është, se është mirë. Do vijë Eni në studion tënde Rudina”, – tha me të qeshur këngëtarja si për të treguar se për veten, Eni flet vetë.
Gjithsesi, kaq u desh. Që Enit i bëhet ndonjëherë ndonjë foto, kjo nuk ka më dyshim. Por edhe që është në një romancë, gjithashtu nuk ka më dyshim. Po pse vazhdon akoma të fshihet? Kjo përgjigjet i mbetet Enit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb