TIRANE- Stili i veshjes së kryeministrit Rama është komentuar gjerësisht. Veshja e tij në aktivitete të ndryshme ndërkombëtare dhe jo vetëm, ka ngjallur mjaft reagime. Një situatë e ngjashme ka ndodhur edhe sot në seancën plenare. Ndonëse i veshur me kostum zyrtar, kreu i qeverisë nuk kishte preferuar të vishte këpucë, por kishte zgjedhur një palë atlete.

Në disa foto të publikuara nga LSA, shihet se kryeministri Rama ka zgjedhur një palë atlete adiddas të bardha me një shirit të kuq, ndërsa ka vendosur edhe një kollare të kuqe për kombinim.

Kujtojmë se stili i veshjes së kryeministrit është bërë shpesh herë objekt debati, ndërsa nuk kanë munguar as komentet e mediave të huaja lidhur me zgjedhjet e Ramës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: