TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ngre dyshime se Agron Xhafaj mund të ketë ikur në Itali për të shpëtuar pasurinë e tij. Pas mesazhit të një qytetari dixhital, i cili thotë se ka ikur në Itali për të mos i sekuestruar, shtëpitë, lokalet dhe ndërtimet, Berisha shkruan se është më mirë të bësh burgun dhe të kesh lekë se sa burg dhe pa lekë.

STATUSI I BERISHËS
Më mirë burgu me lekë se sa burgu pa lekë!
Qytetari dixhital për vëllezërit mafioz Xhafaj! Lexoni mesazhin e tij. sb

“Doktor si je. Më shkon nder mend…mos ka ikur ky “Xhafa 2” për mos ti sekuestrojnë shpiat, lokalet, ndërtimet që ky ka bërë me lekët e drogës…dhe me këtë rast po bej ca vjet burg sa mos të më çojnë në 0 nga lekët këto të opozitës…? Mendim është ky.

Se ky burgun do e bëjë që do e bëjë se s’ka ku shkon…kështu që më mirë me burg dhe me lek sesa me burg dhe pa lek nga sekuestrimi…”

Berisha fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: