Victoria Beckham, zonjusha e sertë më në fund fal një buzëqeshje. Ngjarja për mediat britanike përbën lajm pasi Victoria prezantohet gjithmonë para kamerave tepër serioze. Por ajo e ka një arsye të fortë. Teksa prezanton eventin e ndarjes së cmimeve Glamour Woman të vitit në Manhatan, ajo si shoqërues dhe koleg ka djalin e saj të madh, 16-vjecarin, Brooklyn.
41-vjecarja e veshur me të kuqe kërkon të sjellë një atmosferë të ngrohtë gjatë prezantimit. Dhe ajo cfarë është më e rëndësishme, buzëqeshja nuk ishte e shtirur. E dha megjithë zemër teksa prezanton me te birin kete event kaq te rendesishem.
(d.b/BalkanWeb)