Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Me pajton nga Prizreni në Kukës, surpriza që i bëri i riu kosovar nuses (VIDEO)

nusja me pajton ne kukes

Me pajton nga Prizreni në Kukës për të marrë nusen.Kështu ka zgjedhur një i ri kosovar të marrë nusen e tij në qytetin e Kukësi.Dhëndri së bashku me miq e të afërm kanë udhëtuar me pajton e kuaj dhe me flamurin Kombëtar deri në sheshin qendror të qytetit për të nisur më pas vallet e Kukësit e të Prizrenit.

Karvanin e prinin dy kuaj mbi të cilët kalëronin një djalë dhe një vajzë.

Kuajt ndiqeshin nga një pajton dhe pas tij limuzina e ndjekur dhe nga makinat e tjera të krushqve. Miqtë nga Prizreni festonin ne shesh me lodra e valle tradicionale nga  Kukësi dhe Prizreni.

(e.f/BalkanWeb)


Komente ( 3 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .