ITALI- Një 20-vjeçare shqiptare është kthyer mbrapsht nga autoritetet italiane për në Tiranë pasi zbriti në aeroportin e Peruxhias.

Siç shkruan Ansa.it, arsyeja se pse të renë shqiptare e kthyen mbrapsht ishte se ajo nuk kishte asgjë me vete që të justifikonte qëndrimin në vendin fqinj, madje as një letër njoftim për prenotim të ndonjë hoteli.

Pas marrjes në pyetje nga policia, shqiptarja deklaroi se kishte ardhur në Itali për të kaluar pushimet me të dashurin e saj.

“Më pret i fejuari im shqiptar,” tha 20-vjeçarja. Autoritetet italiane dyshuan se shqiptarja kishte ardhur për të prostituuar, shkruan Ansa.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb