BERAT- Rivali i tij Bashkim Fino e akuzon fuqishëm për ilegalitet ndërsa Armand Duka vijon i qetë fushën për president në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Duka kërkon një mandat të pestë në krye të FSHF-ës dhe për t’ia arritur këtij qëllimi, fushata e Dukës është fokusuar duke takuar drejtpërdrejt të gjithë aktorët të cilët më 7 shkurt kanë të drejtë vote.

Mesditën e sotme, Duka është takuar me kryetarin e Bashkisë së Beratit, Petrit Sinaj, njëkohësisht edhe president i klubit Tomori, një nga 66 anëtarët më të drejtë vote.

Duka është parë teksa ka lënë ambientet e Bashkisë Berat sëbashku me kryetarin Sinaj, të dy më pas janë larguar me makinën e president Duka.
(e.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: