TIRANE- Tashmë jemi mësuar të gjithë për replikat që kryeministri Edi Rama bën me ndjekësit e tij në “Facebook”. Kështu, pas postimit të një video në një takim që zhvilloi sot mbi rritjen e punësimit, lumë komentesh nisën në adresë të tij. Mes tyre spikat ai i një qytetari, i cili me ironi thekson se ka më shumë zyra, sesa të punësuar në Shqipëri.

Rama komentee
Fill pas kësaj, kreu i qeverisë nuk është kursyer me përgjigjen e tij, ndërsa shtoi se ata që duan punë, nuk merren me fjalë.


KOMENTUESI:
Hahahaha me shum ka zyra pune ne shqiperi se sa te punesuar turp tju vij se meriton ky vend kete politik teatri???

RAMA:
Turp duhet t’u vije atyre qe s’dine cfare flasin, jo mua dhe atyre qe punojne cdo dite ne kete vend ku do ti s’do ti, duan s’duan ata qe merren me llogje gjithe diten, libri i llogarive te shtetit tregon qarte se vetem nga nderveprimi me zyrat e punes jane punesuar rreth 80 mije persona ne 4 vjet! Ti vazhdo bjeri sazes tende se te ka rene ajfoni ne dore, po shko bej nderkohe ndonje kurs profesional se jane 36 mije vende te lira pune ne Shqiperi qe presin njerez me zanate, jo llafazane qe ankohen duke pire kafe me leket e babit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: