ITALI– Një shqiptar dhe një marokan kanë terrorizuar banorët në Firenze të Italisë, pasi me thikë në dorë kanë bërë thirrje “Allahu Akbar”. Ngjarja ka ndodhur në një diskotekë, teksa shqiptari rreth 31 vjec dhe marokeni janë arrestuar, raportojnë mediat italiane.

Ndërhyrja e rojeve te diskotekës ishte e menjëhershme dhe për fat nuk pati njerëz lënduar, por jashtë lokalit raportohet se ata shkatërruan disa makina qe ishin parkuar aty.

Ne kohen qe situata u duk sikur u qetësua shqiptari dhe marokeni u kthyen serish, me te njëjtën thirrje. Roja i diskotekës ka thëne se marokeni i vuri atij thikën ne fyt dhe e shtriu përtokë, për fat pa i shkaktuar plage.

Nga përleshja edhe shqiptari dhe marokeni kanë pësuar plage dhe janë nisur ne spital ku i ndaloi edhe policia. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: