Mund të përcaktojë profesioni nivelin e besnikërisë të një personi? Sipas një studimi të realizuar nga website i takimeve për femra dhe meshkuj të martuar Victoria Milan, puna që bëni, tregon edhe nëse jeni tradhtarë ose jo.

Nga rezultatet tregohet që të gjesh të dashur në vendin e punës është mënyra më e zakonshme, dhe rreth 65% e femrave tradhtojnë bashkëshortin ose të fejuarin me një koleg.

Mes profesioneve më të ‘pamoralshmit’ janë boksierët dhe bankierët, të ndjekur nga pilotet, mjekët dhe infermierët.

Studimi i publikuar nga Mail Online, është bërë në mbi 42 mijë njerëz, nga 100 vende të botës, në një sondazh nga 2010 dhe 2014.

Nga këto 1 në 5 persona (21%), ka pranuar që ka frikë nga thashethemet në vendin e punës, sepse fjalët mund ti shkojnë në vesh partnerit duke vënë në rrezik marrëdhënien e tyre.

Në majë të profesioneve më ‘tradhtare’ janë ato që vijnë nga bota e financës, të ndjekura nga fusha e aviacionit, si pilotët dhe asistentët e fluturimit. Në vend të tretë personeli shëndetësor, mjekët, infermierët dhe asistentët e tyre.
Më pas biznesmenët, menaxherët, sekretarët dhe administratorët.

Në vend të pestë sporti, trajnerët më pas arti dhe spektakli, si modelët dhe muzikantët. Dj, balerinët, kamarierët dhe të tjerë janë të vendosur në vendin e shtatë. Gazetarët, komentatorët janë në vend të tetë në këtë renditje. Më pak tradhtarë sipas këtij studimi janë avokatët, gjyqtarët dhe prokurorët.
Edhe mosha influencon në tradhtitë. Sipas asaj që thuhet në këtë studim mosha më në ‘rrezik’ për të tradhtuar është 29, 39, 49, 59.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb