Muaji i lindjes përcakton partnerin tuaj ideal.

Janar. Ke nevojë për një burrë që të pranojë me ambiciet dhe punën e tepërt. Meriton dikë që nuk ka frikë nga suksesi yt por të shtyn për më shumë. Duhet të jetë i gatshëm të të qëndrojë pranë dhe të të mbështesë në çfarëdolloj mënyre.

Shkurt. Të duhet një burrë i duruar, me natyrë kurioze për të gjitha gjërat. Të të përshtatet me aventurat dhe energjinë e tepërt. Duhet të jetë një burrë edhe i qetë dhe pak mendjemadh, pasi e tillë je edhe vetë.

Mars. Je e sinqertë ndaj të duhet edhe partneri i tillë. Të duhet një burrë i ndjeshëm, i qetë që të kujdeset për ty. Duhet të jetë dikush që të të adhurojë e të tregojë të gjitha cilësitë pozitive që ke.

Prill. Prit burrin që do e dashurosh me shikim të parë. Duhet të jetë i fortë në karakter dhe tip i hapur. Duhet të të pranojë me gjithë të metat sepse ke shumë të tilla. Ke nevojë për burrin që mundet të të largojë frikën nga shumë gjëra.

Maj. Je e fokusuar e përkushtuar ndaj pasioneve dhe e motivuar. Ke nevojë për një burrë të një niveli të tillë. Duhet të ketë stil të veçantë, dhe të të nxisë për bashkëpunime.

Qershor. Ke nevojë për një burrë të të kuptojë emocionalisht dhe të jetë i ndjeshëm. Ke kaluar shumë ngjarje të trishta në jetë ndaj edhe partnerin e do të tillë. Meriton dikë që së pari të ketë ndjenja dhe të tregohet i dashur.

Korrik. Ke nevojë për një burrë që të adhuron ashtu si je, por duhet të përpiqet të të ndihmojë në shumë aspekte. Ke natyrë paksa të ftohtë, ndaj partneri duhet të jetë e kundërta jote. Ke nevojë për dikë të të ndihmojë të dalësh nga një gjendje të zymtë nga mendimet negative.

Gusht. Prit partnerin që të tregojë atë duhet të bësh dhe jo atë që do ti të bësh. Ke karakter udhëheqësi ndaj edhe partneri duhet të jetë i tillë. Ke nevojë për marrëdhënie të barabartë dhe jo të ndihesh më ulët dhe as më lart. Si përfundim ke nevojë për dikë që të baraspeshojë të gjitha gjërat dhe dikë me të cilin mund të diskutosh çështje të mëdha.

Shtator. Duhet të përshtatet me pasionin tënd për njohuri dhe lexime librash. Duhet të jetë dikush të të hapë emocionalisht pasi ke pak vështirësi për të shprehur emocionet dhe ndjenjat. Je person me kureshtje të madhe, ndaj edhe partneri duhet të jetë i tillë.

Tetor. Kërkon partnerin që nuk e mban për vete ndjenjën, dashurinë dhe ngrohtësinë. Ke aq shumë dashuri për të dhënë sa edhe partneri duhet të jetë i tillë. Primare është të vlerësojë mirësinë tënde.

Nëntor. Prit partnerin që të vlerësojë për punën dhe përpjekjen e fortë për të realizuar ambiciet. Ke nevojë për një partner të qetë që të mundesh edhe ta kontrollosh paksa. Ke nevojë për partnerin që të ndjell epsh, në të kundërt lodhesh më kot me të tjerë.

Dhjetor. Prit partnerin që ka dëshirë të argëtohet po ashtu si ty. Personaliteti yt i gjallë dhe plot dinamika kërkon një partner me po të njëjtat cilësi. Duhet të jetë partner që bën shaka, nuk ofendohet dhe bën aventura.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb