GREQI- Policia greke ka vënë në pranga 5 shqiptarë për trafik femrash për prostitucion si pjesë e një rrjeti të gjerë. Mediat greke raportojnë se policia ka arrestuar gjithsej 12 persona që trafikonin femra për prostitucion, por lidhja krijohej nga një zyrë on line.

Shumica e grave të trafikuara nga rrjeti në fjalë ishin nga Shqipëria dhe Rumania. Ndërkohë policia greke është vënë në kërkim të 8 anëtarëve të tjerë të bandës. Gjatë operacionit, policia sekuestroi 63.830 euro, 96 celularë si dhe 6 makina.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb