Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka mbrojtur vendimin e tij për të uruar presidentin rus, Vladimir Putin për fitoren në zgjedhje, duke thënë se marrëdhëniet e mira me Rusinë janë të domosdoshme për të zgjidhur disa prje problemeve të botës.

“E telefonova Presidentin Putin për ta uruar për fitoren e tij (në të kaluarën Obama e ka telefonuar atë gjithashtu). Media e lajmeve të rreme është çmendur sepse ata duan ta dëmtojnë atë. Ata e kanë gabim. Raportet e mira me Rusinë dhe të tjerët është gjë e mirë, jo gjë e keqe”, ka shkruar presidenti Trump në Twitter.

“Ata mund të ndihmojnë në zgjidhjen e problmeve me Korenë e Veriut, Sirinë, Ukrainën, (Shtetin Islamik), Iranin dhe madje edhe garën e armëve”, ka shkruar Trump në një postim tjetër në Twitter.

trump twitter

Trump është kritikuar pasi ia ka uruar Putinin gjatë një bisede telefonike më 20 mars, për rizgjedhjen e tij si president.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: